Foto ilustruese

Kronikë

Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet 50-vjeçari në Qerret

2 Gusht 2021, 20:41| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 20:47

  • Share

Një 50-vjeçar, i cili rrezikoi të mbytej në det, është shpëtuar ditën e sotme në Qerret. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, ku 50-vjeçari me inicialet N.T, u fut në det për t'u larë, por rrezikoi të mbytej.

Fatmirësisht ai u shpëtua dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nuk bëhet me dije nëse 50-vjeçari pësoi ndonjë komplikacion shëndetësorë ndërsa po lahej në det, duke rrezikuar mbytjen.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?