VIDEO/ Rrezikoi jetën e personave në bord, gjobë 10 mijë lekë për drejtuesin e gomones në Karaburun! Bllokohet dhe një mjet lundrues për mungesë dokumentacioni

21 Maj 2023, 11:44| Përditesimi: 21 Maj 2023, 11:53

  • Share

VLORË- Drejtuesi i i një mjeti lundrues tip ‘gomone’ është ndëshkuar nga policia me gjobë prej 10 mijë lekësh pasi nuk dispononte dokumentacionin e plotë.

Pas kontrolleve të shtuara në Karaburun, është ndëshkuar me gjobë një shqiptar me shtetësi të Kosovës, i cili me mjetin e tij tip gomone ka rrezikuar jetën e personave në bord dhe pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

Policia ka bllokuar edhe një tjetër lundrues që nuk zotëronte dokumentacionin përkatës.

Ndërkohë kontrollet janë shtuar sektorët: Triport - Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan - Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?