Festa e Erzenit sezonin e shkuar

Rrezikohet pjesëmarrja në Superligë, presidenti i Erzenit ikën pa ardhur mirë

27 Korrik 2023, 15:59
  • Share

Erzeni është në kolaps dhe rrezikon pjesëmarrjen në Superligën e futbollit ediconin e ri. Vera në Shijak ka qenë e nxehtë dhe të "djegurit" e vetëm duket se janë tifozët e klubit, që kanë qenë me ndjenja të luhatura këtë javë. Nëse drejtuesit prezantuan presidentin Ali Kasa, biznesmenin që erdhi nga Australia për të investuar në Shijak, tanimë gjërat kanë ndryshuar.

Duket se palët nuk kanë gjetur akordin e duhur dhe për tejkalim të afateve të premtuara, nuk është bërë kalimi i aksioneve nga Shoqata e Futbollit. Kështu, pas klimës së gjetur në klub është larguar edhe biznesmeni Ali Kasa, pa ardhur ende mirë.

Presidenti i klubit tanimë vijon të jetë Ardian Jasini, që është kreu i Shoqatës. Nëse nuk do ketë një ndërhyrje dhe afrim të sponsorëve të rinj, për shkak të financave jo të duhura Erzeni rrezikon të mbetet pa Superligë.

Pa sponsora, pa president dhe pa trajner, në kushtet kur të gjitha skuadrat kanë nisur përgatitjet; lojtarët e Erzenit po stërviten të vetëm. Në trajnimin e fundit kanë qenë prezent në "Tofik Jashari" lojtarët: Ardit Peposhi, Gezim Krasniqi (kapiten), Ardit Iljazi, Ilirid Ademi, Florijan Kadriu, Nehar Sadiki, Dashamir Xhika, Anteo Osmanllari, Klevis Hasanbelli, Sokol Kiqina,  Shefki Aliti, Rejnaldo Troplini dhe Amer Duka.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?