Rrezikohet mbijetesa në Superligë, sulmuesi i Skënderbeut: Kemi probleme me besimin, por këtë fundjavë mposhtim Tiranën (VIDEO)

Skënderbeu, skuadra e dekadës së kaluar në futbollin shqiptar, këtë sezon rrezikon seriozisht rënien nga Superliga. Aktualisht ‘ujqërit’ renditen të parafundit në kampionat me vetëm 5 pikë. Në 5 ndeshjet e fundit ata kanë marrë vetëm 1 barazim dhe katër humbje. Për Report Tv, sulmuesi i këtij ekipi, Elvi Berisha, thotë se është besimplotë që kriza do të kalojë.

Elvi Berisha: “Për momentin kemi marrë disa rezultate të këqija por besoj se kjo krizë do të kalojë dhe do ta kalojmë këtë ëvshtirësi.”

I pyetur se çfarë ka ndikuar në këtë ecuri mjaft negative Berisha përgjigjet:

“Mendoj që i mungon pak besimi. Kjo ka ardhur si pasojë e rezultateve të këqija.”

Ndeshja e ardhshme e Skënderbeut është kundër Tiranës, skuadrës kampione në fuqi. Sulmuesi i korçarëve thotë se pikërisht në një përballje si kjo do të vijë edhe kthesa.

Elvi Berisha: “Une personalisht mendoj se do të shohim një Skënderbe ndryshe. Çunat janë të motivuar dhe ne kemi folur. Duke parë kualitetin që kemi në ekip nuk mendoj se e meritojmë këtë pozicion. Me Tiranën mendoj se do të marrim tre pikët.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?