Vlorë/ Rrezikonin pushuesit teksa bënin manovra të rrezikshme me ‘Jet ski’! E pësojnë keq 2 pronarët

26 Korrik 2022, 16:20| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 16:41

  • Share

VLORË- Dy persona janë gjobitur dhe i janë bllokuar mjetet lundruese pasi po kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese të llojit “Jet ski”, duke rrezikuar pushuesit.

35-vjeçari me iniciale G.Zh., dhe 45-vjeçari me iniciale A.H, të dy nga Saranda u gjobitën nga 10 mijë lekë secili. 

Përveç gjobës, u bllokuan mjetet lundruese me të cilat po kryenin  manovrat e rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të  personit me iniciale  A. H., për mungesë dokumentacioni. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?