'Rreze dielli' udhëton në Ferizaj, dr.Ylli Merja konsulta me qytetarët...nga prostata, migrena tek kolesteroli, anemia dhe diabeti, ja kurat që sugjeron

11 Korrik 2022, 13:32| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 14:25

  • Share

Emisioni “Rreze Dielli’ ka udhëtuar në Kosovë bashkë me doktorin popullor Ylli Merja për të takuar qytetarët e Ferizajt, për të shprehur shqetësimet e tyre shëndetësore. Ata kanë ndarë me dr. Merjan shqetësimet e tyre shëndetësore, ndërsa kanë marrë këshilla të vyera për të kuruar sëmundjet e ndryshme përmes kurave bimore.

Në fjalën e tij dr. Merja ka trajtuar një sërë sëmundjesh duke dhënë receta të ndryshme me përzierje bimësh, duke filluar nga prostata, migrena, diabeti apo tensioni. 

Ja si mund të kurohen sëmundjet e ndryshme përmes bimëve medicinale sipas dr.Ylli Merja:

Arterio Skeloroza

Bimët kryezore që luftojnë këtë sëmundje janë ato bimë që kanë acide organike si lëkura limonit, molla e egër, lulja e murrizit dhe frutat e murrizit.

Prostata

Hithra ndihmon në pengesat në urinim, trëndafili i egër, rrushi i ariut, farat e kungullit dhe  gjembi gomarit.

Konstipacioni

Luftoni konstipacionin me  3-4 lugë gjelle në mëngjes me tërshërë. Tërshëra të jep edhe ndjesinë e ngopjes. Përpos kësaj është antistres shumë i mirë, na ndihmon në qarkullimin e gjakut, dhe sistemin e tretjes.

Anemi, zverdhje në fytyrë, këputje trupore, sëmundje mëlçie apo sistemit të tretjes

Hithra është mbretëresha e bimëve mjekësore, falë përdorimin që ka  tek njeriu qoftë nga përdorimi i çajit të hithrit, qoftë nga përdorimi i gjetheve të hithrës, në ushqime. Përftimet e saj janë të shumta në drejtim të mikroelementëve që organizimi i njeriut ka shumë nevojë për to.

Diabeti

Preshi, bamjet janë të mrekullueshme për njerëzit me diabetë. Cdo darkë në një litër ujë  vendosni 4-5 bamje në ujë të nxehtë, lërini tërë natën dhe përdoreni gjatë ditës. Lëngu I mollës së egër si pije rifreksuese e mrekullueshme për diabetin.  Po ashtu, thana, rrënja e gramit.  Krahas tyre sygjeron kungullin kalabash, farat e të cilit ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak.

Ulja e kolesterolit në gjak

Molla e egër ul sheqerin por edhe kolesterolin në gjak. Lulja e murrizit, disa kokrra arra, farat e lirit, bajamja e egër, qumështi bletës dhe shafrani kurojnë masivisht kolesterolin në gjak.

Tensioni i ulët

Në rastet urgjente marrim pak kripë sa mollëza e gishtit e vendosim poshtë gjuhës sepse aty janë enët e qarkullimit të gjakut. Marrja e lëngjevë siç është dhalla me kripë, është një stimulues I qarkullimit të gjakut. Bima më kuruese e tensionit është sherebela.

Kura për qetësinë nervore

Bari bletës është qetësues i mrekullueshëm nervor, qetëson si sistemin nervor qëndror dhe periferikë. Por edhe bimë të tjera si pelina e rëndomtë janë një qetësues i mrekullueshëm nervor.

Anemia

Rrënja e sanzës, çaji alkanias,mjalti, propolisi, qumështi i bletës, vaji i sinapit. Përdorimi i disa çajrave bimorë me këto bimë ju ndihmon .

Migrena

Bari bletës, lulja livandos, gjethja e ullirit që janë edhe qetësues të sistemin nevror dhe ndihmues të qarkullimit të gjakut. Përdorimi i pistëlve të shafranit, ato fijet e  kuqe janë të mrekullueshme. Çaji i boronicës, brenda një jave e mban shkallën e agresivitetit të migrenës në shkallë të ulët.

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilber: 26/02/2024 14:37

    AKENI FERIZAJQETO QAJNA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?