‘Rreze Dielli’/ Darka e fundvitit, disa këshilla si të dekoroni tavolinën dhe trendet e ngjyrave (VIDEO)

31 Dhjetor 2023, 11:09| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 11:14

  • Share

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës.

Në studion e “Rreze Dielli”, Xheni Sulaj na tregon trendet e ngjyrave që mbizotërojnë këtë vit, disa këshilla praktike mbi dekorimin e pecetave, aksesorëve dhe vendosjen e duhur në tryezën festive.

“Sot në mbrëmje dihet çfarë nuk mungon ën tavolinë, është sidomos gjeli i detit, pastaj vinë gjërat e tjera. Sot menduam që të sjellim ngjyrën e kuqe duke qenë se është gjithmonë klasike në festa, dhe preferohet patjetër. Është një tavolinë familjare, me bredhin që karakterizon festat e fundvitit.

Është një ngjyrë e ngrohtë e kuqja me goldin dhe prandaj kemi përzgjedhur këtë kombinim. Blue dark është një kombinim shumë i bukur dhe mund të përdoret.

Një detaj shumë i preferuar janë fjongot, ne prandaj ju kemi sjellë këto pecetat me fjongo, duke qenë se shumica  epemëve që janë përdorur këtë vit kanë qenë me drita dhe fjongo. Kjo ka qenë arsyeja përse ju sollëm fjongo”, tha Xheni Sulaj.

Dy këshilla për arredimin e tryezës.

Mund të bashkojnë shumë topa, duke qenë se këtë vit ka qenë risi, duke i lidhur me njëra tjetrën dhe mund ti vendosin në tavolinë. Në rast se nuk kanë shandanë, mund të përdorim edhe gotën duke e kthyer përmbys dhe duke i vendosur një qiri për të krijuar një atmosferë festive.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?