Foto ilustruese

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, sportistët grekë dominojnë në etapën e dytë

24 Maj 2023, 13:08| Përditesimi: 24 Maj 2023, 14:35

  • Share

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë është duke zhvilluar edicionin e 80-të, teksa në këtë event marrin pjesë 150 sportistë edhe nga bota. Në etapën e dytë, zhvilluar në aksin Tiranë - Lushnjë - Elbasan, kanë dominuar çiklistët nga Greqia.

Ndryshe nga etapa e parë, që u zhvillua thuajse gjatë të gjithë kohës nën reshjet e shiut, këtë herë çiklistët pedaluan në kohë me diell dhe në temperatura më të larta. Në afërsi të Peqinit një grup prej pesë çiklistësh krijuan shkëputjen, por kjo zgjati deri në hyrje të Elbasanit, pasi aty grupi u bashkua për sprintin në final.

Në metrat e fundit dueli ishte i fortë mes dy grekëve, teksa Georgios Boutopoulos mbërriti i pari në finish me kohën 3:21:43, duke lënë në vend të dytë bashkëkombësin Polychronis Tzortzakis. Podiumi u plotësua nga një tjetër helen, Nikiforos Arvanitou me diferencë +2 sekonda nga kreu. Gara do vijojë sot me etapën e tretë, Elbasan - Vlorë, e gjatë 143 kilometra.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?