Moti i keq ndërpret etapën e 4-t

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, moti i keq ndërpret etapën e katërt

26 Maj 2023, 09:32| Përditesimi: 26 Maj 2023, 09:35

  • Share

Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë, etapa e 4-t Vlorë - Mbrostar - Përmet, 185 km e gjatë, nuk ka mundur të përfundojë.

Stuhia e dendur e shiut dhe breshërit, por edhe rrufetë e shumta shkaktuan ndërprerjen e garës në Memaliaj. Çiklistët lënë biçikletat dhe gjejnë strehim nëpër makinat e skuadrave dhe të komisarëve dhe stafit shoqërues.

Kryekomisari izraelit vendos më pas ndërprerjen zyrtarisht të garës pas afro 130 km, për shkak të kushteve të skajshme të motit. Etapa e 4-t shpallet e pavlefshme dhe  mbetet në fuqi renditja e etapës së 3-të.

Etapa e fundit, përtej ndonjë ndryshimi për të plotësuar programin e plotë të Turit të 80-të të Shqipërisë, është Përmet – Fier, që ul dhe siparin e Rrethit çiklistik në vend.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?