Rreth 60% e qytetarëve deklarojnë
se marrin hua jashtë bankave

9 Tetor 2014, 08:03| Përditesimi:

  • Share
Në raportin e Bankës Qendrore konstatohet se aktualisht familjet shqiptare po sigurojnë më pak të ardhura dhe një në tri prej tyre janë në borxh, kanë rënie të aftësisë paguese, si dhe rritje të sigurimit të huave jashtë bankave.

Një zhvillim negativ lidhet me huamarrjen jashtë sistemit bankar, pasi 60 për qind e qytetarëve deklarojnë se marrin borxh nga burime joformale (persona fizikë dhe te dyqanet) ndërkohë që vetëm 40% u drejtohen bankave. Vrojtimi konkludon se ka rënë aftësia paguese e familjeve 12.5% duke treguar përkeqësim, por me ritëm më të ulët se 6 muaj më parë. Familjet që kanë deklaruar “rënie të aftësisë paguese” në 48% të rasteve japin si arsye “rënien e të ardhurave familjare” dhe në 38 % të rasteve “rritjen e shpenzimeve të jetesës”.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë ka vlerësuar situatën financiare dhe të huamarrjes së familjeve dhe bizneseve në Shqipëri për periudhën maj-qershor 2014, duke patur në fokus zhvillimet e gjysmës së parë të vitit dhe pritshmëritë për 6-mujorin e dytë të 2014-ës.

Janë intervistuar një kampion përfaqësues prej 2.010 familjesh në 16 rrethe të vendit dhe janë përgjigjur rreth 90% e familjeve të intervistuara.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?