Rreth 5 milionë euro investime, Shijaku ‘thahet’ për ujë! Banorët: Nuk na del për ta blerë, shkon 2 mijë lekë në ditë

12 Gusht 2022, 17:37| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 17:44

  • Share

Dëshmi e thatësirës në qytet është shatërvani pa ujë në sheshin e rilindur të Shijakut. Mungesa e ujit të pijshëm në çezma është shqetësimi kryesor i banorëve të qytetit dhe fshatrave përreth. Në çdo hyrje pallati dhe në çdo çati shtëpie sheh depozita e cisterna. Banorët tregojnë se uji i rrjetit vjen vetëm me orare të kufizuara, vetëm një herë në ditë në qytet, ndërsa në fshatra furnizohen një në tre ditë.

"Kur vjen vjen kur s'vjen na ka luajtur mendsh. Duke blerë nuk na del, 170 mijë lekë pension në muaj marr unë. Për të blerë botin kushton 10 mijë lek (të vjetra). Ka një javë që e kanë sjellë një herë në tre ditë, gjysmë ore ujë. Jemi 5 vetë në familje, 20 mijë lekë (2 mijë lekë të reja) në ditë më shkojnë për të blerë ujë", thanë të moshuarit.

"Banoj në lagjen "kodra" kemi 6 muaj që vuajmë nga mungesa e ujit. Një herë në 3 ditë vjen uji për 30 minuta. S'ka orar të saktë 6 të mëngjesit ndonjerë në 4 të pasdite. Prej 6 muajsh në këtë situatë vetëm duke blerë. 20 mijë lekë një bot uji. Ne jemi tre familje në një godinë dhe detyrojmë të blejnë dy bote, 40 mijë lek për ujë të pijshëm. janë harxhuar 4.8 mld leke për dy tenderë nga Balluku dhe Bashkia, ndërkohë që ne s'kemi ujë", thanë banorët.

Furnizimi me ujë është një problematikë disa vjeçare në Bashkinë e Shijakut, por ende s'ka marrë zgjidhje edhe pse janë bërë dy tenderë me vlerë 5 milionë euro  nga Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Shijakut.

I kontaktuar nga Report TV, përgjegjësi i Ujësjellës Kanalizimeve, Ivo Doçi tha se investimi parë me vlerë 331,619,838.3 lekë për rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës të qytetit ka përfunduar, ndërsa ende po punohet për investimin e dytë me vlerë për 247,129,485.5 për tubacionin kryesor nga stacioni pompimit të Fushë Krujës deri në depon Shore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aldo: 12/08/2022 22:18

    Ky eshte kryetari pd shijak qe flet. Mund ta jepte dhe nga zyra injoranti analfabet

    Përgjigju
  • Tino: 12/08/2022 18:59

    Po shijaku eshte bashki model tha KM para nje jave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?