Punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rrugore Mat

Rreth 15 mijë drejtues automjetesh do të përfitojnë shërbime më cilësore, vijojnë me intensitet të lartë punimet për Drejtorinë Rrugore Mat

9 Nëntor 2023, 15:14| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 15:22

  • Share

Punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat po vijojnë me ritëm të shpejtë. Nga ky institucion do të përfitojnë shërbim më te shpejtë dhe cilësor rreth 15 mijë drejtues të automjeteve në bashkitë Burrell dhe Klos.

Kryeministri, Edi Rama ka ndarë foto të ecurisë së punimeve të deritanishme.

“Vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, nga ku do të përfitojnë shërbime më të shpejta dhe më cilësore afro 15 mijë drejtues të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos”- shkruan Rama në postimin e bërë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?