COVID lë në shtëpi 80 mësues në ditë! Rreth 5 mijë fëmijë munguan në javët e para të shkollës

5 Tetor 2020, 10:56| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 17:26

  • Share

TIRANË- 80 mësues kanë munguar për ditë në shkollë në tre javët e para mësimit për shkak se janë prekur me COVID-19 ose janë persona të dyshuar të cilët duhet të vetëkarantinohen. Shifra bëhet e ditur nga burime për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku.

Ministria arsimit ka në dispozicion 1000 mësues për zëvëndësime.

Pasiguria dhe frika se çfarë mund të ndodhte me hapjen e shkollave ka lënë në shtëpi në javët e parë të shkollës 5 mijë nxënës të cilët nuk e nisën si çdo herë tjetër këtë vit mësimor. Ndërkohë, mësohet se në total rreth 40 fëmijë janë të vetëkarantinuar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?