Rreth 11 mijë rrufe godasin Kaliforninë në vetëm 72 orë! Prej zjarreve evakuohen mijëra njerëz (FOTO)

20 Gusht 2020, 18:31| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 18:41

  • Share

Qindra vatra zjarr po përhapen në të gjithë Kaliforninë, në SHBA duke detyruar dhjetëra mijëra banorë - tashmë duke luftuar veç flakëve, edhe me temperaturat ekstreme të motit dhe pandeminë e Covid, të largohen nga shtëpitë e tyre.

Flakët, të shkaktuara nga rrufetë dhe të nxitura nga një valë nxehtësie përvëluese dhe erërash të forta, po lëviznin shpejt në shtetin amerikan, duke mposhtur veprimet e zjarrfikësve.

Guvernatori i Shtetit Gavin Newsom tha se 367 vatra zjarri janë përhapur në të gjithë territorin e Kalifornisë dhe se rreth 11 mijë rrufe kanë goditur shtetin në vetëm 72 orë

Si edhe here të tjera në vitet e kaluara, ndër zonat më të prekura është veriu i shtetit, ku janë shkatërruar 50 struktura dhe janë plagosur disa dhjetra persona.

Sipas autoriteteve, zjarret po kërcënojnë rreth 25,000 struktura në Vacaville, ku edhe janë evakuuar mijëra njerëz

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?