Shëndeti

Rreth 100 mjekë dhe infermierë në Korçë firmosin peticionin, kërkojnë pagesat shtesë për shërbimet COVID! Ministria e Shëndetësisë: Spitali nuk ka sjellë listë

2 Dhjetor 2021, 12:03| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 12:59

  • Share

Rreth 100 mjekë, infermierë dhe sanitare në Korçë kanë firmosur një peticion pasi thonë se nuk kanë marrë prej muajit maj pagesat e COVID. Ata i janë drejtuar edhe portalit ‘Shqipëria që Duam’. por shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje.

Punonjësit shëndetësorë nëpërmjet një peticioni i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë, që të paguhen ekstra me 5 mijë lekë mbi ditën e punës për periudhën nga muaji maj deri më tani. Ndërkohë në përgjigjen e saj, Ministria e Shëndetësisë thotë se listat janë miratuar sipas kërkesave që janë bërë nga spitali i Korçës dhe këto muaj spitali nuk ka bërë asnjë lloj kërkese.

‘Listat e muajit maj janë miratuar sipas kërkesave të ardhura nga spitalet që kanë trajtuar pacientë të shtruar me COVID. Rezulton se spitali i Korçës nuk ka sjellë asnjë listë këto muaj.’- thuhet në përgjigje të ministrisë.

Peticioni

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?