Rrëshqitjet, degradon rruga nacionale Kukës-Peshkopi! Policia Rrugore dhe kompania: ARRSH duhet të investojë

12 Nëntor 2023, 15:29| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 15:33

  • Share

Gropa, rrëshqitje, apo edhe mungesë të sinjalistikës rrugore. Këto janë pamjet që vijnë nga segmeti rrugor Qafë Kolesjan- Bushtricë, pjesë e rrugës nacionale Kukës-Peshkopi, që çdo ditë e më tepër po shkon drejt degradimit.

Drejtuesit e mjeteve nga Shqipëria e Kosova kanë shumë të vështirë për të lëvizur në këtë segment.

“E bëj rrugën 2 herë në ditë. Është katastrofë. Kemi dëmtuar dhe makinat. Tre vjerë është në këtë gjendje. Shteti e paguan për rrugën. Tani dimrat janë më të butë. Kjo rrugë të lidh shumë shkurt dhe është e frekuentueshme. Këtu është lidhja e Kosovës me Dibrën”, tha një shofer.

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës tregon rreziqet.

“Ruga Kukës-Vasije është më problematikja që kemi për sigurinë rrugore. Qoftë për rrëshqitjen e karagjatës, qoftë dhe për sinjalistikën rrugore vertikale-horizontale. Është vënë sinjalistika dy metra nga ngushtimi i rrugës. Si mund ta paralajmërojnë drejtuesin dy metra nga problematika” ,tha Fatjon Alla, shefi i Sektorit të Policisë Rrugore.

Rruga mirëmbahet nga firma Curri, e cila thotë se i ka plotësuar kushtet e kontratës me ARRSH-në.

“Me të vërtetë ka probleme. Rrëshqitja në Kolasjan është problem. Ne nuk mund të ndërhymë për të na u prish prap. Atje duhet të merren masa në forma të ndryshme. Ka ujëra nëntokësore”, tregoi Hasan Seferi, drejtues teknik i punimeve. 

Firma mirëmbajtëve si dhe Policia Rrugore bashkohen në një zë, duke kërkuar investime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si enti pronar i kësaj rruge nacionale me gjatësi 36 km që u shërben qindra banorëve.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?