Rrëshqitje masive e tokës në Gamogli të Italisë

Rrëshqitje masive e tokës në Itali, 200 arkivole përfundojnë në det

23 Shkurt 2021, 15:40| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 16:40

  • Share

ITALI- Në Camogli, një vend turistik pranë qytetit të Genovës, në Itali si pasojë e rrëshqitjes së dherave janë shembur varrezat duke bërë që rreth 200 arkivole të përfundojnë në det.

Autoritetet përkatëse përmes një aksioni janë munduar të shpëtojnë sa më shumë arkivole, ndërkohë që njerëzit në ankth presin të dallojnë eshtrat e të dashurve të tyre.

Banorët raportuan se dëgjuan rrëshqitjen e tokës nga shtëpitë e tyre, dhe se ata vrapuan në varreza kur dëgjuan shkëmbin që binte në det. 

“Më dridhen këmbët është sikur ai ka vdekur përsëri”, tha një ndër banoret e zonës, babai i së cilës ishte i varrosur mbi atë shkëmb që u shemb dhe tashmë ka humbur.

Sipas ekspertëve rrëshqitja e tokës ishte rezultat i erozionit bregdetar, i përkeqësuar nga stuhitë e kohëve të fundit si dhe për shkak të terrenit të pjerrët.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?