Kronikë

Rrëshqitje gurësh në 'Rrugën e Arbrit', segmenti rrugor Bulqizë-Shupenzë kthehet në burim aksidentesh

27 Nëntor 2021, 15:35| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 15:48

  • Share

Rrëshqitja e gurëve në 'Rrugën e Arbrit' në segmentin Bulqizë-Shupenzë është kthyer në burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.

Siç shihet në pamjet e siguruara, në fshatin Krajkë gurën e rënë kanë bllokuar njërën korsi qarkullimi duke rrezikuar jetën e shoferëve.

Shkak i shembjes së gurëve është bërë moti i keq, ndërsa deri më tani nuk raportohet për ngjarje rrugore.

Pamje nga shembja e gurëve

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?