Rrëshqitje gurësh dy ditë në Rrugën e Arbrit, ARRSH: Për shkak të punës në skarpate! Lëvizja e makinave në një korsi

1 Mars, 14:50| Përditesimi: 1 Mars, 14:54

  • Share

Prej pasdites së djeshme gurë dhe inerte kanë rënë tek Shkalla e Tujanit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

ARRSH bën të ditur se rrëshqitjet kanë ardhur për shkak të punimeve që po bën Autoriteti Rrugor me kompaninë “Gjoka” në skarpatet e rrugës.

Për të menaxhuar trafikun është vendosur një semafor dhe në Shkallën e Tujanit, ku ka ndodhur shembja, kalohet me një korsi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?