Rrëshqitje e dheut në Norvegji: Vazhdojnë operacionet e kërkim -shpëtimit, qindra shtëpi të mbuluara në Gjerdrum afër Oslos

31 Dhjetor 2020, 13:34| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 13:37

  • Share

Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke i përdorur dronët dhe qentë për ta hulumtuar dheun argjilor në përpjekje për t’i gjetur dhjetë persona që ende janë të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në pjesën jugore të Norvegjisë.

Përveç dhjetë personave të zhdukur, dhjetë të tjerë janë lënduar dhe njëri prej tyre është në gjendje serioze. Rrëshqitja e dheut ndodhi në një zonë banimi të komunës Gjerdrum, rreth 30 kilometra në veri të kryeqytetit Oslo.

Autoritetet thanë se skaji i kraterit po vazhdon të ndahet nga pjesa kryesore dhe u bënë thirrje njerëzve që të mos i afrohen zonës për shkak të rrezikuar për rrëshqitje të re. Rreth 1.000 persona janë evakuuar nga kjo zonë dhe policia bëri thirrje që të mos përdoren fishekzjarrë gjatë ndërrimit të viteve, për shkak se mund t’i dëmtonin mjetet teknologjike.

Gjatë natës, policia përdori dronë me pajisje për hetimin e nxehtësisë për të kërkuar persona të mbijetuar nën gërmadha. Me helikopterë janë lëshuar disa policë dhe ushtarë në zonat që besohet se janë më të qëndrueshme për të mos u shembur. 

Një rrëshqitje e dheut në një fshat norvegjez ka varrosur shtëpitë nën baltë të errët, duke plagosur 10 persona - një seriozisht - dhe duke lënë edhe 10 të tjerë të zhdukur.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?