Foto ilustruese

Rrëshqitje dheu në Portugali/ Shtëpia i zë poshtë, humbin jetën 2 persona

23 Nëntor 2022, 15:15| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 15:17

  • Share

Mëngjesin e sotëm, një burrë dhe një grua 22-vjeçare, kanë humbur jetën pasi një rrëshqitje dheu shkatërroi pjesërisht shtëpinë e tyre në Palmeira de Faro, veri të Portugalisë.

Ndërsa 2 fëmijë të moshës 2 dhe 12 vjeç, kanë shpëtuar mrekullisht, raportojnë mediat e huaja.

“Një rrëshqitje dheu në një shpat goditi një shtëpi familjare dhe vrau dy viktima 22-vjeçare”, tha zëvendësi i Komandës Vullnetare të Zjarrfikësve të Esposende, rrethi i Bragës.

Shkak i rrëshqitjes së dheut dyshohet se kanë qenë reshjet masive të shiut.

Sipas zjarrfikësve të Esposende, në shtëpi ndodheshin gjashtë persona, dy prej tyre humbën jetën teksa po qëndronin në aneksin e pasëm të shtëpisë së tyre.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?