Rrëshqitje dherash nga shirat e dendur, 40 shtëpi rrezikojnë të shemben në Sauk! Banorët: Po jetojmë me qira, të bëhet studim gjeologjik e të zgjidhet çështja

16 Shkurt 2021, 17:36| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 17:47

  • Share

Rreth 40 familjeve në zonën e Saukut ju rrezikohet shembja e banesave, pasi dheu ka rrëshqitur nga reshjet e dendura që përfshinë vendin. Banorët e prekur shprehen se në këtë situatë janë prej më shumë se një muaji  dhe frika për jetën i ka bërë ato të lënë strehën e tyre dhe të qëndrojnë në shtëpi me qira.

Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme përpara se të jetë vonë dhe banesat e tyre të kthehen në gërmadha.

“Rreth 4 javë që zunë shirat dhe ka rrëshqit toka. Kanë ardhur e kanë parë dhe deri më tani nuk kanë bërë asgjë. Nëse bie shi akoma rrezikohet shembja. Avllia është çarë. Asgjë. Vijnë e shohin dhe thonë të hapet koha. Rreth 40 familje. Rrezikojmë natën. Pa dalë studimi gjeologjik nuk ka zgjidhje. Është çarë avllia. Ku ra shiu para 2-3 ditësh u bë pellg me ujë. Qeveria dhe bashkia të marrin zgjidhje. Me u shemb dhe shtylla rrezikojnë fëmijët. Duhet të hiqen dherat që të rregullohet shtylla. Rrëshqitje ka përsëri më poshtë. Rrëshqiti dheu dhe u prishën tubat”, tha një banor i Saukut.

“Problemi është se po nuk u hap rruga do të ike. Nuk dimë se sit ë veprojmë. Nuk dimë i kujt është faji. Kryesorja është të hapet rruga”, tha një banore e prekur.

“Shtëpia është shpallur e pabanueshme. Kanë ardhur e kanë parë dhe është shpallur e pa banueshme. Dheu ka hyrë në themel të shtëpisë. Kemi 30 vjet këtu dhe nuk dimë si ka ardhur. A nga tërmeti a nga ndonjë gjë tjetër se dimë. Banojmë me qira. Keq është. Është rreziku nga ujërat”, u shpreh një tjetër.

“Kanë ardhur por thonë  nuk kemi çfarë bëjmë pa dalë studimi gjeologjik. Kemi 1 muaj e 10 ditë që rruga është e rrezikime”, tregoi një banor tjetër.

Përveç banesave, në këtë lagje të Saukut rrezikon dëmtimin edhe një shtyllë elektrike. Për të mos vënë në rrezik jetën e banorëve

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kacurrel: 16/02/2021 17:53

    po pse bashkia e qeveria o katnare ..i more leje kur i bone apo vari lesht..bojm ca te dum rrumpalle se deti kos ka 30 vjet mire e keni iu shplaft panuklla

    Përgjigju
    • Lala: 16/02/2021 21:29

      Ekzakt.masi ndertun si ene ku u desh qefi tani duan zgjidhje nga bashkia e qeveria. Mblidhni lek e fusni pilotet 40m nen tok se pem e kam te sigurt qe skeni mjell n kodren ku keni bo shpit

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?