Rrëshqitja e tokës, çahet asfalti në rrugën e Llogarasë! Rrezik për aksidente, asnjë ndërhyrje nga ARRSH

27 Prill 2023, 18:03| Përditesimi: 27 Prill 2023, 18:08

  • Share

“Jemi në prag të sezonit turistik dhe rruga Dukat-Llogara është e dëmtuar në disa segmente të saj”.

Asfalti është çarë si pasojë e rrëshqitjes së tokës, në afërsi të fshatit Dukat.

Ndërsa kompania “Salillari” e cila ka një kontratë mirëmbajtje me ARRSH-në nuk ka ndërhyrë për riparimin e rrugës që të çon drejt bregdetit të Jugut, e dëmtuar prej disa muajsh.

“Në gjendje jo të mirë, 40 vjet e njëjta gjë ka vetëm shkarje, patjeter duhet të vendosin tabela”.

“Copë-copë, ska ku të vejë më keq. Ka mby dy vjet që kalojmë kështu në një kah”.

“Rruga do riparime, është punë tenderi. Unë banoj në Dukat dhe kaloj shpesh. Rruga ka rënë nga shirat, gjatë dimrit u përkeqësua. Normal që ka rrezik se tani është njëkalimshe ajo nuk është më dy kalimshe”- u shprehën disa prej shoferëve.

Një tjetër qytetar nuk e kursen ironinë me gjendjen e rrugës.

“Gjendja e rrugës super, njerëz të lumtur, këtu jemi si në parajsë!”- u shpreh ai.

Nga vëzhgimi i Report tv, shihet qartë se drejtuesit e mjeteve kryejnë manovra për të shmangur asfaltin e demtuar, duke u bërë shkak për aksidente.

Në këtë aks nacional me kthesa të forta dhe malore, mungojnë edhe barrierat mbrojtëse.

Rruga e Llogarasë që lidh Vlorën me Dhërmiun dhe gjithë bregdetin e Jugut frekuentohet nga mijëra qytetarë vendas e turistë sidomos gjatë verës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?