Ekipet e kërkimit

Bota

Rrëshqitja e dheut 2 ditë më parë në Japoni, 80 të zhdukur dhe 3 viktima

5 Korrik 2021, 10:12| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 10:15

  • Share

JAPONI- 80 persona rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut dy ditë më parë në Japoni që shkaktoi shembje të shtëpive në një zonë të populluar turistike.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, deri më tani janë regjistruar vetëm 3 viktima, ndërsa numri i të zhdukurve është ulur këtë të hënë nga 113 në 80.

Autoritet kanë angazhuar 1.500 persona në grupet e kërkim shpëtimit për të bërë të mundur gjetjen e personave që rezultojnë të zhdukur.

Vetëm dy ditë më parë rreth 130 ndërtesa u  prekën nga rrëshqitja e dheut, zonë ku banonin rreth 36.000 qytetarë. Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga reshjet e rrëmbyeshme, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që të tregohen vigjilentë pasi toka është e mbingopur me ujë dhe rrezikon që të ketë përsëri rrëshqitje.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?