Rrëshqitjet e dherave, dëmtohet rruga Kukës-Krumë! Pa probleme në akset e tjera nga reshjet e shiut (VIDEO)

12 Janar 2021, 09:23| Përditesimi: 12 Janar 2021, 14:50

  • Share

Një segment i rrugës Kukës - Krume në kilometrin e 9-të ka pësuar çarje të asfaltit. E ndërtuar në 2014, trupi i rrugës ka çeduar nga prezenca e madhe e ujërave nëntokesore dhe sipërfaqësor.

Specialistë të ARRSH, kanë inspektuar këtë aks dhe pas vlerësimeve në terren do të kryhen ndërhyrjet e nevojshme. Ndërkohë në të gjithë gjatesinë e rrugës, kompania e mirëmbajtjes ka punuar për largimin e inerteve.

Ndërkohë Bashkia e Kukësit njofton se akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me pērjashtim të aksit rrugor Dushaj - Lekbibaj ku ka shembje dheu.

Gjatë ditës së sotme po punohet nga bashkitë për venien e mbajtjen në funksion të akseve rrugore nga rënia e gurëve, inerteve e pemëve. Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

1610440721_1610439987rrugademtohet.jpg


Lajmi kryesor:

Reshjet e shiut, përmirësim i situatës në disa qytete! Rrëshqitje dherash në Lezhë, evakuohen disa familje! Në Shkodër, disa akse ende të bllokuara


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?