Borë në pranverë, bllokohet për disa minuta aksi i Rrugës së Arbrit në bypass-in Qafë Murrizë! Qarkullimi vijon normalisht

14 Prill 2023, 09:22| Përditesimi: 14 Prill 2023, 11:02

  • Share

DIBËR- Zonat malore të qarkut Dibër janë zgjuar këtë të premte nën petkun e dëborës. Për pasojë janë shfaqur edhe problematikat e para. Për shkak të reshjeve të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, Bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar për të paktën 30 minuta.

Përgjatë kësaj kohe, automjetet devijuan nga rruga e vjetër e Burrelit, e ndërsa kompania ka bërë të mundur hapjen e rrugës. Ulja e temperaturave ka sjellë dëbore edhe në zonat malore të Shkodrës. Në Theth dhe në Lëpushë e Kelmend, ka dëborë, por nuk janë krijuar probleme.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelon që për shkak të lagështirës në rrugë drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?