Rreshje bore në SHBA, aeroplani rrëshket nga pista, brenda ndodheshin 111 njerëz (Pamjet)

18 Dhjetor 2020, 08:28| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 09:02

  • Share

Një aeroplan rrëshkiti në Aeroportin Ndërkombëtar Thurgood Marshall në Washington si pasojë e kushteve të vështira të krijuara prej stuhive të dëborës.

Aeroplani i serisë Airbus 300 të Spirit Airlines që mbërriti nga Las Vegas rrëshqiti ndërsa 111 njerëz ishin në bord por asnjë prej tyre nuk u lëndua.

Megjithatë avioni rrëshqiti nga pista ndërsa po drejtohej për në terminal, teksa rrota e përparme rrëshqiti në zonën e barit

Disa zona ende po përballen me efektet e dëborës, shiut dhe lagështisë së një dite më parë. Më herët Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se ekipet në aeroport ishin të zënë me pastrimin e borës dhe shiut.

1608276719_spiritplanebwi.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?