Rrëshen, po punonte për të shembur soletën e banesës, humb jetën 56-vjeçari

10 Tetor 2023, 14:01| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 14:03

  • Share

Një 56 vjeçar nga Rrësheni humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Ai po punonte për shembjen e soletës në një banesë kur është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën, informoi sot policia lokale. 

Ngjarja u shënua sot (10 tetor 2023) në fshatin Urakë në njësinë Administrative Rukaj në Rrëshen.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?