Rrëshen, familja me 4 anëtarë
jeton në kushte ekstreme varfërie

16 Prill 2016, 11:42| Përditesimi:

  • Share
Varfëria e skajshme e familjes Frroku që jeton në qytetin e Rrëshenit kalon çdo limit. Familja prej 4 anëtarësh, kryefamiljarja Dava dhe 3 vajzat e saj, mbijetojnë vetëm me 7300 lekë të reja në muaj, të përfituara nga skema e ndihmave ekonomike të familjeve në nevojë.
 
Por duke mos mjaftuar problem i mungesës së të ardhurave, kjo familje duhet të përballet edhe me kushtet e mjerueshme të banesës ku jetojnë. Sipas Devës, nënës së tre vajzave të mbetura jetim nga babai para 3 vitesh, banesa ku ajo jeton është përmbytur disa here por me gjithë dëmet qe ka pësuar nuk i është dhënë asnjë dëmshpërblim apo ndihmë sado e vogël.
 
Banesa e saj është tërë lagështi dhe siç thotë vetë kryefamiljarja çfarë bie jashtë bie brenda.
 
Ajo ka kërkuar edhe pune në Bashki dhe përgjigjja është se nuk ka.
 
Banesa ku jeton kjo familje është e adoptuar në një objekt të ish ndërmarrjes se grumbullimit Rrëshen në të cilat banojnë dhe familje të tjera.

Dava Frroku përpiqet t'i shtoje diçka të ardhurave që ka duke mbledhur bidona plastik për t'i shitur.
 
Gjendja e kësaj familje është tepër e vështirë, ajo kërkon ndihmë nga kushdo që të ketë mundësi dhe që vlerëson gjendjen në të cilën ndodhet familja e saj.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?