VIDEO/ Dyshohet se do kryenin një krim, pranga dy vëllezërve në Rrëshen! U gjendet kallashnikov me fishek në fole gati për qitje

21 Dhjetor 2023, 11:59| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 14:45

  • Share

LEZHË- Dy vëllezër që dyshohet se do kryenin një krim, janë arrestuar në Rrëshen. Ata janë kapur nga policia ndërsa qarkullonin me makinë në rrugën e ‘Kombit’ me një kallashnikov me fishek në fole gati për qitje, si edhe një pushkë.

Në pranga kanë rënë Besnik dhe Prengë Gjoka, 39 dhe 29 vjeç, të cilët dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit.

Ndërkohë, po në Rrëshen në pranga ka rënë edhe Nikollë Karaqi, 66 vjeç, të cilit në banesë iu gjet 1 kallashnikov dhe 11 krehëra me fishekë, i cili po ashtu  dyshohet se do kryente ngjarje kriminale kundër personit.

Policia ka vënë në hetim në gjendje të lirë një tjetër person, Tom Gjeloshin, të cilit po ashtu gjatë kontrollit të banesës i është gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ora 12:05
Të shtrirë përtokë, momenti i arrestimit të 2 vëllezërve në Rrëshen që dyshohet se do kryenin krim (VIDEO)

 

Ky është momenti kur policia ka arrestuar në Rrëshen 2 vëllezërit Besnik dhe Prengë Gjoka, të cilët u kapën në flagrancë teksa qarkullonin në makinë me një kallashnikov me fishekët në fole gati për qitje.

Në pamjet e arrestimit, 2 vëllezërit shfaqen të shtrirë në tokë, ndërkohë që policia u vë prangat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?