Rrënimi i monumenteve, historiani Dom Nik Ukgjini: Lezha në harresë! 26 monumente kulture, vetëm 4 të hapura për vizitorët

21 Mars 2022, 09:26| Përditesimi: 21 Mars 2022, 09:34

  • Share

Kisha qindra vjeçare, ura dhe shtëpi karakteristike janë rrënuar. Prej vitesh nuk investohet për restaurimin e objekteve të trashëgimisë në qarkun e Lezhës.

Historiani Dom Nik Ukgjini që me iniciativën e tij ka restauruar kishat në Balldre dhe Pllane, thotë se Ministria e Kulturës ka lënë harresë qarkun e Lezhës por dhe veriun në tërësi. Sipas tij, investimet më të shumta i kanë marrë manastiret ortodokse në jug të vendit.

"Ministria e Kulturës duhet të mirëmbajë monumentet në qarkun e Lezhës, normalisht ka dhe bashkia ka rolin e vet, por më pak përgjegjësi se ministria. Unë jam i pakënaqur sepse në veri shumë pak është investuar nga Ministria e Kulturës në krahasim me jugun ku janë restauruar mbi 60 manastire ku normalisht mund të ketë financa dhe nga kisha greke. Unë e kam provuar në lëkurën time, duke restauruar këto monumente në Lezhë me donacione private dhe ministria nuk e çan kokën!", shprehet Ukgjini. 

Qarku i Lezhës, ku përfshihen dhe Mirdita e Kurbini numëron plot 26 objekte që gëzojnë statusin monument kulture, por vetëm 4 prej tyre janë të aksesueshme nga turistët. Përkatësisht, kalaja e Lezhës, memoriali i Skenderbeut, kisha e Shën Venerandes dhe e Shën Premtes. Ndërsa plot 22 objekte të tjera, siç janë rrënojat e malit të Shëlbuemit, kalaja antike e Rubikut, rrënojat e kishës së Shën Stefanit, Ura e  Zekajve, ura e Shkinës, e shumë të tjera po shkojnë drejt shkatërrimit të plotë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?