Foto ilustruese

Rrëmbyen fëmijën e tyre në Norvegji, çifti shqiptar arrestohet në Itali! Humbën kujdestarinë 1 javë më parë, keqtrajtonin të miturin

22 Shkurt 2022, 10:34| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 10:36

  • Share

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarë me banim në Norvegji, pasi rrëmbyen dhe morën peng djalin e tyre 11 vjeçar.

Për prindërit me origjinë shqiptare ishte lëshuar një urdhër arresti nga vendi skandinav, pasi rrëmbyen djalin e tyre, kujdestarinë e të cilit nuk e kishin më. Kjo për shkak se e keqtrajtonin.

Djali i vogël ishte marrë nga prindërit e tij dhe ishte besuar në një komunitet në Oslo, më 14 shkurt.

49-vjeçari dhe gruaja e tij 43-vjeçare morën fëmijën dhe u nisën me makinë në Padova, ku ishin fshehur nga disa bashkatdhetarë. .

Skuadra Fluturuese i pikasi ata duke gjurmuar makinën e arratisjes. Të dy u dërguan në burg, fëmija u besua në një ambient për të mitur në Padova, në pritje të ekstradimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?