Anija

Rrëmbimi nga piratët i anijes në Nigeri/ Ministria e Jashtme për Report Tv: Është me flamur kamerunas, presim të na kontaktojë pronari

21 Dhjetor 2020, 10:56| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 13:11

  • Share

Një anije është rrëmbyer nga disa piratë në Nigeri, e cila mendohet se është në pronësi të një kompanie shqiptare 'STEVIA'. Në lidhje me këtë lajm Report Tv është interesuar në Ministrinë e Jashtme. Sipas Ministrisë mësohet se anija ka qenë me flamur të Kamerunit dhe jo shqiptar.

Nga autoritet shqiptare po pritet nëse pronari i anijes do të kontaktojë me ta. Deri më tani nuk ka asnjë kontakt, qoftë edhe me ambasadën.  

Nga Ministria e Jashtme nuk e konfirmojnë nëse pronari është apo jo shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë e ndërsa sot është konfirmuar kombësia e 6 personave të rrëmbyer. Mësohet se peng janë marrë 8 persona, nga të cilat 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa kombësia e 2 personave të tjerë nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë.  

Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se nisur nga fakti që bëhet fjalë për një anije mallrash shqiptare 'STEVIA' , dy qeveritë, ajo ukrainase dhe shqiptare po punojnë për të shpëtuar të rrëmbyerit.

Anija dhe destinacioni i saj
 

Ora 12:55
Rrëmbimi i anijes në Nigeri, mësohen të tjera detaje! Kapiteneria e Durrësit: Pengjet nuk janë keqtrajtuar

Të tjera detaje janë mësuar mbi ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të ekuipazhit të anijes STEVIA në ujërat e Nigerisë.

Nga burimet zbulohet se anija ka flamur kamerunas dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit. Pronari është shqiptar dhe anijen e ka blerë nga një armator bullgar në pranverën e këtij viti. Anija punon me çarterim për kompani të huaja tregtare.

Në rrugën e fundit ajo ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos.

Kur gjendej në radën e jashtme të këtij porti ka rënë pre e piratëve nigerian të cilët nuk kanë rrëmbyer anijen por kanë mbajtur peng 8 pjesëtarë të anijes. Janë 6 ukrainas dhe 2 shqiptarë. Piratët kërkojnë para që të lenë të lirë marinarët.

Burime nga kapitenaria e portit të Durrësit bëjnë me dije se në bazë të ligjeve të detit dhe konventave detare është shteti bullgar dhe ai kamerunas që kanë të drejtë të ndërhyjnë për lirimin e marinarëve.

Nga humane në kapitenari janë munduar të sigurojnë informacione lidhur me gjendjen e pengjeve dhe sipas tyre ata nuk janë keqtrajtuar nga pengmarrësit

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?