Ezkekutimi i Ruzhdi Hoxhës, prokuroria e Tiranës mbyll hetimet! Çon në gjykatë me akuzën e vrasjes e fshehjes së kufomës Fredi Rrushin

7 Shtator 2022, 10:30| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 12:06

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e Ruzhdi Hoxhës, dhe ka çuar për gjykim të dyshuarin Fredi Rrushi, me akuzën e vrasjes, sipas nenit 78 të Kodit Penal.

Po ashtu ndaj Rrushit për ngjarjen e 6 nëntorit 2021, rëndon edhe akuza e 'Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës', e cila u gjet disa ditë më vonë pas krimit e groposur në Dajt, në zonën e Qafë-Mollës.

Nga hetimet ende nuk është gjetur makina tip ‘Volkswagen’, me të cilën u rrëmbye biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili më pas u dërgua në malin e Dajtit për t’u ekzekutuar më pas në zonën e Qafë Mollës. Po ashtu nuk është gjetur as pistoleta.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha pasi u rrëmbye, u dhunuar fizikisht dhe më pas u ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe më pas u mbulua me gurë e gjethe për të mos u gjetur.

Fredi Rrushi ishte i kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge në Itali, por që ekstradimi i tij u pezullua pasi fillimisht ai duhet të gjykohet nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës. Trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës është gjetur më 5 nëntor përmes qeneve të policisë, ndërsa ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?