Foto ilustruese

Rrëmben djalin nga duart e punonjësve social në Itali, babai i divorcuar mbyllet me të në shtëpi! Nuk pranon të kthejë 4-vjeçarin

6 Tetor 2022, 08:39| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 10:09

  • Share

ITALI- Një djalë katër vjeçar është rrëmbyer nga duart e punonjësve social nga babai i tij i cili më pas u largua dhe u mbyll me të në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në Rodengo Saiano, në provincën e Breshias. Pasi u njoftua për ngjarjen, karabinierët zbuluan se prindi ishte i divorcuar dhe me origjinë nga Evropa Lindor.Ai  u mbyll në shtëpi me djalin e tij në Roncadelle, një fshat në brendësi të vendit. 

Sipas ANSA , negociatat mes policisë dhe babait janë duke u zhvilluar për kthimin e të miturit. Dyshohet se prindi ka kërcënuar dhe me një armë punonjësen e Shërbmimit social kur ka marrë fëmijën, ndërsa e gjithë zona ku jeton burri është rrethuar nga policia.

Mediat italiane shkruajnë se karabinerët kanë pasur një telefonatë me babain e të miturit, ku kanë folur dhe me 4-vjeçarin dhe thonë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?