Rregulli ‘i artë’ i Shën Valentinit: Meshkujt paguajnë! Ja gabimet që nuk duhet të bëni në ditën e të dashuruarve

14 Shkurt 2020, 12:56| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 13:09

  • Share

Është festa e të dashuruarve, por janë kryesisht meshkujt ato që bëjnë dhurata!

Megjithatë duket sikur edhe në këtë ditë, kuleta e meshkujve do të ‘vuajë’ pak më shumë, pasi një nga rregullat e kësaj feste është që, nëse zgjidhni të darkoni, fatura duhet të paguhet nga mashkulli.

E ftuar në “Rreze Dielli”, ekspertja e rregullave të sjelljes Olesia Leço tregon cilat duhet të jenë rregullat që duhet t;I zbatoni në darkën e Shën Valentinit, sidomos nëse kjo është darka juaj e parë.

Vajza porosit e para. Në restorante shumë të mira, menyja që i jepet femrës nuk ka çmime, sepse dihet të paguajë mashkulli. Duhet të paguajë mashkulli patjetër sot. Mos zgjidhni gjënë më ekonomike në meny sepse e nënvlerësoni. Zgjidhni diçka që konsumohet lehtësisht, një diçka që kërkon përdorim perfekt të servisit të tryezës. Kur jemi në takimin e parë do dëgjojmë dhe nuk duhet të themi ‘unë’. Nuk flasim për raportet e mëparshme dhe heqim telefonin nga tryeza.” shprehet Leço.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?