Kronikë

Rregullat anti-COVID, Veliu inspektime në Vlorë, urdhër policëve: Veproni me zero tolerancë, s'është e vështirë mbyllja e muzikës e lokaleve! Mos u stepni nga asnjë telefonatë

25 Korrik 2021, 14:27| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 14:41

  • Share

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ishte mbrëmjen e djeshme i pranishëm në Vlorë, ku inspektoi nga afër respektimin e masave anti-COVID.

Gjatë bisedës me shërbimet në terren Veliu i kërkoi tyre të veprojnë në terren me zero tolerancë, ndërsa thotë se nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve. Po ashtu Veliu theksoi se të gjithë pronarët e lokaleve duhet të trajtohen njësoj, duke i kërkuar policëve që të mos "tremben nga asnjë telefonatë".

"Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u stepni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve. Kontrolloni në mënyrë permanente territorin dhe shërbejuni me përkushtim dhe etikë qytetarëve. Ndihmoni pushuesit sa herë që kanë nevojë për ndihmën policore duke reaguar në kohë dhe do të keni gjithë mbështetjen e drejtuesve tuaj, por edhe timen", theksoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i kërkoi drejtuesve vendorë të Policisë Vlorë rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

Kujtojmë se pronarët e lokaleve në Lungomare të Vlorës u ngritën në protestë, duke kërkuar zgjatjen e orës policore, ndërsa pas kësaj Komiteti i Ekspertëve mori vendimin për zgjatjen me një orë të këtij orari, duke e çuar deri në orën 23:00.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 26/07/2021 03:47

    Cfare masash anti kovid more, dhe nga kush, Policia?! Kaq injorante jane. Zot i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?