Rregull i ri gjatë ndeshjeve të futbollit, do të ketë karton të kuq të përkohshëm! Zbatohet fillimisht në Angli

6 Shkurt, 12:00| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:06

  • Share

Një tjetër ndryshim në rregullat e lojës së futbollit pritet të futet në funksion së shpejti. Pas VAR-it, bota e futbollit bëhet gati për një tjetër risi që me shumë mundësi do të marrë dritën jeshile për t’u eksperimentuar në muajin mars në mbledhjen e IFAB.

Ndryshimi bën fjalë për përjashtimin e përkohshëm të futbolistëve që ndëshkohen me karton të kuq. Ky rregull i ri pritet të testohet në FA Cup duke nisur nga seozni i ardhshëm.

Përjashtimi i përkohshëm parashikon lënien jashtë të një futbollisti për një kohë maksimale prej 10 minutash, megjithatë mbetet ende të përcaktohet kohëzgjatja.

Në kategorinë e faulleve që pritet të ndëshkohen me përjashtim të përkohshëm janë faulle taktikë, por edhe protesta të ashpra të futbollistëve ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Bashkë me këtë risi, pritet të diskutohet edhe një ide tjetër, ajo e komunikimit me arbitrin vetëm nga ana e kapitenëve të skuadrave, ashtu siç ndodh edhe në sportin e Rugbyt.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?