Rregjistrohen 76 qytetarë të infektuar me COVID në vend, asnjë humbje jete në 24 orë

18 Mars 2022, 17:42| Përditesimi: 18 Mars 2022, 17:49

  • Share

Tiranë-Si rezultat i 1,866 testimeve gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë rregjistruar 76 qytetarë të infektuar me COVID-19, si dhe nuk është rregjistruar asnjë humbje jete. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të infektuarit janë identifikuar në këto Bashki:

36 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier,  Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

E ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Mars 2022) 

Raste të reja ditore           76

Të shëruar në 24 orë        71

Të shtruar në spitale         29

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   1,866 

Testime totale               1,765,898

Raste pozitive                   272,961

Raste të shëruara             268,835

Raste Aktive                        639

Humbje jete                        3,487 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë              269

Fier                  100

Vlorë                64

Shkodër          56

Kukës              42

Gjirokastër      33

Elbasan           27

Korçë               14

Lezhë              13

Durrës               9

Berat                 7

Dibër                 5

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?