Rregjistrohen 81 qytetarë të infektuar me COVID në vend, asnjë humbje jete në 24 orë

17 Mars 2022, 17:06| Përditesimi: 17 Mars 2022, 17:14

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 1,224 testimeve gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë rregjistruar 81 qytetarë të infektuar me COVID-19, si dhe nuk është rregjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të infektuarit janë identifikuar në këto Bashki:

33 në Tiranë, 8 në Sarandë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, Gramsh, 4 në Divajkë, 3 në Rroskovec, Dropull, 2 në Lezhë, Delvinë, 1 Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Kamëz, Dibër, Fier, Lushnje, Memaliaj, Devoll, Prrenjas.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

E ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Në 24 orë janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, , duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Mars 2022)

Raste të reja ditore            81

Të shëruar në 24 orë        102

Të shtruar në spitale         37

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   1,224 

Testime totale               1,764,032

Raste pozitive                   272,885

Raste të shëruara             268,764

Raste Aktive                        634

Humbje jete                        3,487 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë              255

Fier                  100

Vlorë                66

Shkodër          56

Kukës              47

Gjirokastër      29

Elbasan           28

Korçë               20

Lezhë              16

Berat                 6

Dibër                 6

Durrës               5

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?