Rike Roçi

Rrëfimi mes lotësh i Rikes: Mami ishte në koma, babai na solli të dashurën në shtëpi

25 Mars, 12:29| Përditesimi: 25 Mars, 12:32

  • Share

Rike Roçi, në një bisedë me Roza Latin, rrëfeu problemet në familje që e kanë lënduar kur ka qenë e vogël.

Sipas saj, kur familja u bashkua me të atin në Itali, babai kishte krijuar një jetë tjetër.

“Ajo ishte shumë e keqe, na e ka nxirë jetën. Vinte te shkolla kur unë dilja, donte të na bëhej si një nënë e dytë, por ajo nuk ishte nëna jonë. Pastaj, mami bëri aksidentin dhe përfundoi në koma u shtrua në spital, babi i ndenji afër. Por, pastaj, për pak kohë, e zëvendësoi mamin me këtë, e solli në shtëpi. Mami ishte në spital, ne ishim të vegjël, kur na e solli në shtëpi”.

Mes lotësh, modelja kujtoi humbjen e babait, ndërsa tregoi se familjen nuk e ka parë kurrë bashkë.

“Babi në Shqipëri humbi jetën. Unë nuk kam pasur kurrë familjen time të gjithë bashkë. Nuk kam një fotografi që të jemi të gjithë bashkë. Babi im ka ndërruar jetë në duart e mia. Ka pasur probleme me mushkëritë babi. Te sanatoriumi i Tiranës përballë, ke disa dhoma që jepen me qira. Dhe unë për tre muaj kam ndenjur tek ajo dhoma me qira që të shikoja nga dritarja reanimacionin, që çfarë i bënin e çfarë s’i bënin. Sepse sa herë i afroheshin tek shtrati, unë e shikoja nga xhami dhe merrja direkt doktorin duke e pyetur se çfarë po i bënin.Tre muaj kështu unë dhe mami vetëm. Që sado si është sjellë me ne, ne i kemi ndenjur afër”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?