Rrëfimi i të drejtorit të Institutit të Nxënësve që nuk shohin në podcastin e Ramës: Edhe në këto kushte, mund të gjesh forcë për të frymëzuar këdo

30 Mars, 09:46| Përditesimi: 30 Mars, 12:19

  • Share

“Edhe në këto kushte mjaftueshëm gjen forcë dhe otimizëm për tja dalë…” Një granatë në vitin famëkeq 1997 ndryshoi fatin e Emiljanos, i cili humbi shikimin për shkak të operacionit që e pasoi në Moskën e largët.

Historinë e tij, sa e trishtë aq edhe frymëzuese, Emiljano Lule, sot drejtor i Institutit të Nxënësve që nuk shohin e ndau me kryeministrin Edi Rama në podcastin ‘Flasim”.

Lule: Përpiqeshim të eskploronim cdo gjë në atë moshë, detonatorët, që plasin dy herë, kjo për arsye të cuditshme nuk po e bënte, iu afrova dhe shpërtheu duke më futur në vorbullën e cuditshme.

Tek ecnim për të shkuar në spital shikimin e kisha ende, por të turbullt, dhe plumbat që goditnin në rrugë dhe kudo, shkuam në spital dhe nuk gjetëm njeri sepse ishte si gjendje lufte. Shkova pas ca vitesh në Moskë për operacion, shkova me 100% shikim dhe dola në errësirë…kështuqë mesa duket Moska këtë historinë e ka hershme”

Rama: Prindërisht shitën gjithcka kishin për atë operacion apo jo.

Lule: Po gjithçka dhe im atë humbi jetën 3 muaj më vonë, si pasojë e një ifrakti…kam menduar edhe t’i jap fund.

Besimi në Zot, ishte burimi më i madh i forcës për tja dalë, fillimisht për të pranuar realitetin e më tej për të përfunduar studimet si një nxënës ekselent me medalje ari.

Përtej çdo force dhe inteligjence, dikush këtë forcë ma ka dhënë, sepse mund t’i përgjigjem cdo pyetje, por nuk do të di kurrë ti përgjigjem pyetjes sesi një djalë i ri 20 vjeç që humbi shikimin në kushte depresioni të mendoj ti jap fund vetes tja dal sërish e të marr medalien e arit, të shkoj në Londër, për disa kurse në Amerikë, sigurisht këtu përvec forcës sime të brendshme ka edhe një dorë tjetër që të ndihmon”, rrëfen Lule.

Sfida më e madhe si drejtues i Insistutit të Nxënësve që nuk shohin, Emiljano thotë se është krijimi i një bibloteke zanore që do t’I vijë në ndihmë të gjithë personave që kanë humbur shikimin.

Lule: Në proces, krijimi i një bibloteke të tërë zanore. Është një ndërmarrje e madhe, me sloganin zëri mund të shkojë aty ku shikimi nuk mundet… ”

Rama: Po dashuria?

Lule: Dashuria është e verbër..

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 30/03/2024 10:33

    "Rrëfimi i të drejtorit të Institutit të Nxënësve që nuk shohin në podcastin e Ramës", kete fjali u detyrova qe t`a lexoj 3 here, qe te arrij te kuptoj domethenien e saj. Gjuha Shqipe po komplikohet cdo dite dhe me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?