Evi Kokalari

Rrëfimi i Luizit, Evi Kokalari: Nuk e mbante gojën mbyllur dreqi e marrtë, s’kuptoj ku mbaron PD dhe fillon PS! Edhe Xhozi për Benetin do votojë?

2 Maj 2023, 12:09| Përditesimi: 2 Maj 2023, 12:13

  • Share

Ish amerikania e Berishës, Evi Kokalari ka komentuar deklaratën e Luiz Ejllit i cili tregoi linjën e jetës ku përmendi lidhjen e ndarjen me vajzën e Jozefina Topallit si dhe ndihmën që mori nga kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci.

Kokalarit i ka bërë përshtypje komenti ndërsa thotë se tashmë nuk po kupton asgjë pasi nuk sheh limite partiake.

"Ky Luizi as për Xhozin nuk e bënte dot e ta mbante gojën mbyllur dreqi e marrtë, apo dhe Xhozi për Benetin do votoje? Se seriozisht, këto ditë s’po kuptoj më gjë, ku mbaron PD-ja, dhe ku fillon PS-ja? Nuk shoh limite partiake dhe ideologjike fare", tha Kokalari.

Kujtojmë se në linjën e jetës, Luizi tha se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga Beci, vetëm e vetëm pse ishte shkodran.

 “Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi të shtunën.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 03/05/2023 09:06

    llaf eshte ai, i vuajturi i shekullit 10 vite neper ambasada me taksat tona vetem se ishte dhonderr blloku, pastaj 1 licence noterie 100 000 euroshe, qe s diti ta punonte se helbete ahegxhi hesapi. Pastaj na del xhaxhi beneti edhe me 1 alo opa nji vujtje tjeter 2 miloneshe rroge...aaaaaa mjere ju o popull qe s keni buke te hani e qurraviteni me ket dallaverexhiun !

    Përgjigju
    • Xhulja: 04/05/2023 12:27

      O popull mos fol per te tjeret Shikoje pak bagazhin e tij Kulturor,histori,politik social etj Ai e ka merituar ate vend Ti qe e quan veten popull qe ketu je dallaverexhi Ti je vetem nje njeri dhe nje njeri zemerzi Po ta mbajti trego emrin e vertete dhe kush je ti e bagazhin tend

  • dori: 02/05/2023 21:27

    po ca rendesie ka PS apo PDrendesi ka njeriu me zemer .luizi bravo per mirenjohjen dhe tani i vjen ne dore rasti per ta falenderuar puplikisht sic do ta bente cdo njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?