Diola Dosti

Rrëfimi i Diolës në BBV Albania: Kam dashuruar një 77-vjeçar

9 Shkurt 2023, 13:56| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 14:03

  • Share

Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, ka rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.

Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve,, por me mendjen, dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar.  Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.

Diola është mama e tri vajzave, ndërsa pak kohë më parë u divorcua nga bashkëshorti, pas një martese 12-vjeçare.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 09/02/2023 14:13

    E ka mir zonja ka ren ne dashuri me paret e plakut jo me plakun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?