Stadiumi i Austrisë pa drita

Rrebeshe shiu dhe shtrëngata në Vienë, shtyhet ndeshja e ligës së kombeve Austri-Danimarkë

6 Qershor 2022, 21:58| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 22:07

  • Share

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Danimarkës është shtyrë për një moment tjetër.

Ajo ishte parashikuar të luhej mbrëmjen e sotme në orën 20:45, por zyrtarët e UEFA-s fillimisht vendosën ta shtynin për shkak të rreshjeve të dendura dhe shtrëngatave në Vienë. Kjo situatë ka krijuar shumë probleme ndër të cilat edhe ndërprerjen energjisë.

Të gjithë në stadium, por edhe tifozët janë në pritje të një vendimi përfundimtar për ndeshjen nëse do luhet sonte apo në një moment tjetër.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?