Rrapi shekullor në Piraj të Lezhës! Legjenda: Pema është mbjell rastësisht nga një kalorës që ishte ndalur për të pirë ujë

19 Shkurt 2023, 14:37| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 14:46

  • Share

Sipas legjendave kjo pemë me origjinë nga Amerika e Jugut është mbjell rastësisht nga një kalorës arbër, i cili duke patur një betejë me turqit është ndaluar për të pire ujë tek burimi aty afër dhe ka ngulur bastunin me të cilin godiste kalin dhe më vonë u rrit dhe u zhvillua pema.

Historiani dhe Studiuesi Paulin Zefi thotë se kjo pemë mund të konsiderohet një ndër më të mëdhatë dhe të vjetrat në vendin tonë, nën hijen e të cilit gjatë verës zhvillohen dhe evente të ndryshme familjare.

‘Të paktën 400-vjeçar. Është pema e këtij lloj më e larta në Shqipëri me 23 metra. Për shkak se e ka goditur rrufeja duke i thyer disa degë është ngushtuar diametri dhe aktualisht është 33.5 metra. Edhe dasmat dikur organizoheshin nën hijen e këtij rrapi, e shumë takime të tjera, evente kulturore por edhe takime elektorale’- u shpreh Zefi.

Përreth rrapit shekullor është e nevojshme që të krijohet një ambient krativ pushimi me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitoreve nga brenda dhe jashtë vendit.

‘Për tu bërë më tërheqës, duhet të vendosen stola, të ndërtohet një lulishte. Si dhe të bëhet një kënd i veçantë për evente kulturore.’- tha Zefi.

Pirajt ndodhen 10 km larg qytetit të Lezhës dhe vitet e fundit është asfaltuar dhe rruga që të çon drejt këtij fshati, ku ndodhet kjo pemë shekullore me histori mjaft domethënëse,

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?