Rraja la mandatin e deputetit, Çollaku: Nuk zgjidh asgjë! Në një vend normal, pas këtij skandali dorëhiqet kryeministri

8 Korrik 2023, 16:42| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 16:46

  • Share

1686829909_collaku.jpg

Deputeti Kreshnik Collaku ka reaguar për deklaratën e Rrahman Rrajës, i cili la mandatin e deputetit pas dhunës së fisit të tij për guroren duke thënë se veprimi i tij nuk zgjidh asgjë.

“Në fakt deputeti Rraja është viktimë e modelit te Rilindjes qe prej 2013.

Dorëheqja e deputetit Rraja si baba i lënduar nuk rehabiliton përgjegjësinë politike te kryeministrit Rama si krijues dhe mbështetës i këtij modeli i politikes se lidhur me banda te krimit.

Doreheqja e deputetit nuk zgjidh asgjë, pasi situata zgjidhet me dorëheqjen ose largimin e krijuesit te këtij modeli.

Në një vend normal pas këtij skandali dorëhiqet Kryeministri..dhe nuk eshte fundi i botës, por fillimi i normalitetit”, shkroi Çollaku.


Lajmi kryesor:

Rraja la mandatin e deputetit, Bardhi: Dështoi shteti përballë bandave me pushtet politik! Dhuna shtazarake është shokuese, tregon pse ikin shqiptarët


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?