Foto ilustruese

Rrahu bashkëshorten dhe dy nuset e djemve, arrestohet 58-vjeçari në Tiranë

22 Korrik 2023, 09:34| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 09:35

  • Share

Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ushtri dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy nuseve të djemve të tij.

Në pranga ka rënë  K. Q., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se një 36-vjeçar është arrestuar pasi në rrugën “Skënder Sollaku”, i ka vjedhur monopatinën një shtetaseje.

Në pranga ka rënë M. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa Policia Rrugore arrestoi 45-vjeçarin me iniciale A. SH, banues në Orikum, dhe M. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?