Foto ilustruese

Rrahin me grushte shefin e ekipit të OSHEE-së, arrestohen dy të rinjtë në Berat

11 Shkurt 2021, 11:49| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 11:52

  • Share

Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë në Poliçan, pasi kanë goditur me grushte shefin e ekipit pranë OSHEE-së.

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale B. K., 29 vjeç dhe T. K., 26 vjeç, banues në Poliçan.

'Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Rruga e mesit” Poliçan, kanë goditur me grushte shtetasin H. M., 29 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë shef ekipi pranë OSHEE-së.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën  penale “Goditje për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?