EMRAT/ Rrahën për vdekje 60-vjeçarin në Dibër në qershor të 2022, tre të arrestuar! Në polici thanë se u rrëzua aksidentalisht

25 Janar 2023, 09:32| Përditesimi: 25 Janar 2023, 09:58

  • Share

Eduart Torba, 49-vjeç, Ahmet Torba, 64-vjeç, dhe Lavrdim Kaleci, 53-vjeç, nën hetim pë rmos kallëzim krimi, janë arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim të 60-vjeçarit Nuri Basha, në qershor të vitit të kaluar. Pas vrasjes, në pranga u vu Osman Torba, ndërsa 3 të arrestuarit e ditës së sotme u vunë asokohe nën hetim penal.

Ngjarja ndodhi më 26 qershor 2022 në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit Lavdrim Kaleci, ku pas një konflikti për motive të dobëta Eduart Torba bashkë me Ahmet Torbën, Lavdrim Kalecin dhe Osmant Torbën rrahën brutalisht Nuri Bashën, 60-vjeç, i cili ndërroi jetë dy ditë më vonë në spital.

3 të arrestuarit thanë në polici se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi Nuri Basha, 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i Eduart Torbës, ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?